Sektori i Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, prej tre ditësh kanë nisur hetimin në lidhje me krimin virtual në ndërhyrjen që është bërë në e-Albania.

Dyshohet për dy sulme që dyshohen se kanë ardhur nga jashtë vendit, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Në ndihmë të hetimeve kanë bardhur ekspertë IT nga jashtë vendit.

Ende nuk ka të dokumentuar se çfarë virusi është përdorur, por janë dy sulme të sinkronizuara që kanë dëmtuar portalin e-Albania.

Aktualisht, po verifikohen serverat e 1100 shërbimeve që janë aktivizuar për të parë nëse ka pasur fshirje apo ndryshime të dhënash. Ne verifikim janë edhe rreth 100 serverat, për të cilët rreziku është ende potencial. Ka mbi 100 shërbime që ende janë të mbyllura.

Nga dje, janë rikthyer për përdorim nga qytetarët  1118, nga 1225 shërbimet elektronike. Sipas e-Albania tashmë merren nga platforma digjitale, dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore.

Top Channel