Dy shtetas shqiptarë, njëri i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për plagosje me dashje janë ekstraduar këtë të enjte nga Greqia.

Interpol Tirana me Interpol Athina kanë arrestuar dhe më pas ekstraduar 44-vjeçarin Qani Shehu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2015, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më datë 31 maj 2013, në një lokal në Tiranë, Qani Shehu ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale L. L.

Po ashtu, është ekstraduar Albano Zepaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18 maj 2016, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

 

Top Channel