Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Kukës, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe municione luftarake.
Në mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale P. A., u gjetën rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën municione luftarake.
Ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit me iniciale F. A., u sekuestrua rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.
Lëndë narkotike është gjetur në një tjetër shtëpi të Kukësit. Policia njofton se përreth banesës së shtetasit F. K., në fshatin Dardhas, gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, municioni luftarak, lënda eksplozive dhe 2 automjete
Top Channel