“Francesco Totti, mbreti i Romës! Ai është dhe do të jetë lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë”, Diego Maradona.
Ish-futbollisti Italian Franceso Totti kaloi gjithë karrierën e tij 25 vjeçare me Romën. Ai kishte shumë shanse për t’u transferuar diku tjetër gjatë karrierës së tij si lojtar, por ai gjithmonë zgjodhi të qëndronte në Romë për shkak të dashurisë së tij për klubin dhe qytetin. Totti tashmë ka zgjedhur një dashuri tjetër kur bëhet fjalë për gjumin, dyshekun Cloud i prodhuar nga Comodita Home.
Ekspertët e gjumit në Comodita Home së bashku me ish-futbollistin nga Italia Francesco Totti, kanë bashkuar forcat për të sjellë për tregun vendor dhe internacional një produkt unik i cili do të rrisë jashtëzakonisht kualitetin e gjumit tuaj. Po, bëhet fjalë për projektimin e dyshekut Cloud, i cili vjen si dyshek i dizajnuar me cilësi të lartë, me pamje moderne dhe i vulosur me nënshkrim të Francessco Tottit në një pllakë argjendi.
Ky bashkëpunim sigurisht që është më i madhi në historinë e vendit tonë, bazuar në statusin prej ylli të futbollit, karrierën e lojtarit, sukseset e arritura me klubin e tij dhe Kombëtaren Italiane. Ndërsa brandi Comodita është eksportuesi më i madh vendas në tregjet e Evropës dhe Amerikës dhe po ashtu, një nga historitë më të suksesshme të vendit në ditët e sotme. E duke patur parasysh nivelin e bashkëpunimit që ka rrjedhur nga këto dy emra kaq gjigand, projektimi i dyshekut Cloud vjen si inovacioni i madh që lirshëm mund të cilësohet si projekti më i madh në vend, rajon dhe më gjerë.
Kur u pyet se si e priti bashkëpunimin me brandin Comodita, mbreti i Romës, Totti, u shpreh: “Fillimisht, dua të falenderoj Comoditën që më ka propozuar një bashkëpunim të tillë. Jam shumë mirënjohës për këtë partneritet duke e ditur që Comodita është një nga kompanitë më të rëndësishme në botë. Për mua të jem pjesë e këtij projekti është diçka tejet e veçantë”.
Ai gjithashtu theksoi që ka patur një eksperiencë shumë të bukur gjatë xhirimeve të reklamës dhe është argëtuar pafund nga atmosfera e mirë dhe energjia pozitive që ka mbizotëruar në çdo moment.
“Është nder dhe realisht ka një rëndësi të madhe për mua që të vendos nënshkrimin tim në këtë dyshek, dhe në këtë mënyrë me emrin tim të bëj xhiron e botës. Jam i lumtur që së bashku po realizojmë gjëra kaq të bukura me shumë komoditet” , shprehet i entuziazmuar Totti.
Dhe për shkrimin e historisë me një partneritet kaq special, CEO i Comodita Home z.Eroll Shabi shprehu kënaqësinë duke komentuar me plot krenari: “Është nder dhe kënaqësi të kemi një bashkëpunim të tillë. Ky vjen si një lajm i bukur jo vetëm për brandin tonë po edhe për shtetin e Kosovës. Bashkëpunime të tilla ndikojnë mjaft mirë në promovimin e vendit globalisht dhe mirë informimin e botës për kualitetin e prodhimit që mund të ofrojmë. Ne jemi shumë të kënaqur që inovacioni më i ri i dyshekut do të lançohet në treg me një yll si Francesco Totti. Ky është një projekt gjigant dhe shpresoj që do të shërbejë si inspirim për bashkëpunime të tjera të këtij kalibri edhe në të ardhmen”.
Ndërsa Menaxherja e Marketingut nga brandi Comodita, Albana Gazija–Qaushi, kur u shpreh për projektin, theksoi se: “Ky bashkëpunim me Tottin vjen në një periudhë tejet të suksesshme për ne, pasi Comodita dita-ditës po e siguron vendin si pjesë e brandeve më të mëdha botërore, dhe ky bashkëpunim e dëshmon këtë më së miri. Në kohën kur po flasim, dyshekët Comodita janë lançuar edhe në tregun Gjerman ku mund të blihen online. Shumë shpejt brandi Comodita Home pritet të shtrihet edhe në tregje të tjera ndërkombëtare”.
Totti si futbollist ka bërë 786 paraqitje gjatë 25 viteve duke shënuar 307 gola. Ylli Italian është golshënuesi i dytë më i mirë në historinë e Serie A, dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian dhe padyshim lojtari më i madh i Romës që ka jetuar ndonjëherë.
Dysheku Cloud i nënshkruar nga ai, vjen me një dizajn modern dhe është tejet unik. Ka trashësinë prej 35 cm dhe përbëhet nga kompozimi i 5 llojeve të ndryshme të shpuzave dhe nga sustat individuale. Dysheku vjen si linjë Special Edition, dhe duke konsideruar përbërjen e tij, përfaqëson një stil jetese shumë kualitative.
Top Channel