Një sipërfaqe toke me barishte është përfshirë ditën e sotme nga flakët në fshatin Vuno të Himarës.

Zjarri ka nisur rreth 14:45, ndërsa sikurse duket edhe në pamje, rrezikohen banesat pranë vatrës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Mësohet se nga flakët  janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel