Skafi me pesë persona në bord lëshon alarmin SOS në Vlorë! Policia kufitare i vjen në ndihmë, rrezikonin mbytjen

20/07/2022 23:20

Policia kufitare e Vlorës i vjen në ndihmë një skafi me pesë persona në bord në zonën mbas Karaburunit.

Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi një defekt në motor ka sjellë dhe rrezik mbytje te skafit me pesë persona në bord midis tyre dhe një fëmijë.

Në vendin e quajtur Skalom te Beget mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin dhe në këto momente po e tërheq drejt Tri Portit dhe pesë personat në bord janë mirë.

Top Channel