Në një intervistë dhënë këtë mëngjes për “Wake Up”, Noizy ka folur pa dorashka për jetën e tij profesionale dhe private.

Teksa përgatitet për koncertin e 14 gushtit, që do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza”, ai zbuloi se do të performojë krah artistëve më të suksesshëm të momentin. Por, i pyetur se cili është bashkëpunimi më i mirë, këngëtari heziton të japë emra.

“Më pëlqejnë këngët e mia deri kur bëhen publike, sepse më pas i përkasin të gjithëve. Nëse nuk do më pëlqente ndjesia me artistët nuk do t’i bëja më. Unë nuk shtirem. Më pëlqen ajo që bëj”.

Është shumë i komentuar në rrjetet dhe mediat sociale, por shumë pak dimë për jetën personale të Rigels Rajkut. Ai rrëfen se nuk është në një marrëdhënie romantike, pasi nuk ka kohë.

“Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, tre ditë që jam në Shqipëri dhe pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte. Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”.

Ndërkohë, këngët që Noizy ka sjellë në bashkëpunim me Loredanën, Xhensilën dhe Ylli Limanin janë bërë hitet e kësaj vere, teksa është e pamundur të mos i dëgjosh në makinë, bare apo plazhe.

Top Channel