Rreth orës 05:30 të mëngjesit një një skaf është gjetur i djegur në plazhin e Godullës në Kurbin ku dyshohet se në ngarkesë të tij kishte sasi të madhe lëndësh narkotike.

Plazhi është i pa shfrytëzueshëm dhe larg zonave të banuara shkak kjo nga mungesa e infrastrukturës ndaj dhe mendohet te ketë qenë kjo strategjia e përdorur nga poseduesit për t’i vënë flakën pikërisht në këtë vend për tu shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Burime nga policia thonë se skafi i rreth 8 metër i gjatë dhe me 3 motor origjinën e nisjes e kishte nga Greqia dhe pasi ka barë disa levizje Nga Vlora është drejtuar për nga Mali i Zi por si duket drejtuesi i mjetit e ka vënë re që është pikasur nga autoritetet është kthyer për në Kepin e Rodonit.

Mjeti lundurues i cili është gjetur rreth orës 05:30 vijon të jetë në breg nën flakë.

Top Channel