Foto ilustruese

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë mesditë në brendësi të një hotel të papërfunduar në Vlorë pranë sheshit ‘Flamuri’.

Viktima është i gjinisë mashkull dhe dyshohet se ka disa ditë i pajetë në brendësi të ndërtesës.

Deri më tani dyshohet për vdekje natyrale, por pritet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar gjithçka.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel