Aksidentet me mjetet lundruese/ Policia e Vlorës aksion, gjobiten dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut

19/07/2022 19:05

Policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese , që nga motorët e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Duke marrë shkas dhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afërsi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më të shpeshta. Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motorë deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit.

Top Channel