10 vatra problematike në vend/ Neutralizohen katër vatra në qarkun e Durrësit, vëmendja në Balldren

19/07/2022 22:12

10 vatra zjarri janë problematike gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa ka një normalizim të situatës së zjarreve në terren.

Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.

Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës.

Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Top Channel