Një vrimë e zezë e fjetur, nëntë herë më e madhe se masa e Diellit është gjetur për herë të parë jashtë Rrugës së Qumështit.

Një studiues nga Universiteti i Sheffield thotë se kjo vrimë e zezë është “e para që zbulohet pa mëdyshje jashtë galaktikës sonë”.

Studiuesit kishin kërkuar sisteme binare të vrimave të zeza për më shumë se dy vjet përpara se të gjenin atë që është bërë i njohur si VFTS243.

Paul Crowther, profesor i astrofizikës në universitet, e përshkroi atë si një “zbulim shumë emocionues” që vjen pasi “njw swrw rastesh u ishin parashtruar  për vrima të zeza të fjetura”.

Vrimat e zeza me masë yjore formohen kur yjet masive arrijnë në fund të jetës së tyre dhe shemben nën gravitetin e tyre. Në një sistem prej dy yjesh që rrotullohen rreth njëri-tjetrit, ky proces lë pas një vrimë të zezë në orbitë me një yll shoqërues të ndritshëm.

Vrima e zezë e fjetur e sapo zbuluar është të paktën nëntë herë më e madhe se masa e Diellit të Tokës dhe rrotullohet rreth një ylli blu të nxehtë që peshon 25 herë më shumë se Dielli.

Një vrimë e zezë konsiderohet e fjetur nëse nuk lëshon nivele të larta të rrezatimit me rreze X, e cila është mënyra se si zakonisht zbulohen vrima të tilla të zeza. Vrimat e zeza të fjetura janë të vështira për t’u dalluar pasi ato nuk ndërveprojnë shumë me mjedisin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA