Atelieri Fashion&Tekstil në  Universitetin e Arteve, drejtuar nga Najada Hamza, prezantoi 19 vite punë për krijimin e skulpturave të buta, veshje jo veshje të cilat sfidojnë konceptin tradicional qofte të modës e qoftë të skulpturës.

Këto krijime të studentëve u prezantuan në një pasarelë të kuruar me detaje në sheshin ballor të Universitetit të Arteve. Ato kishin tematika të ndryshme, duke filluar nga rrënjët, bardh e zi, tinguj barokë, Picasso, amfora etj.

Të mësuar ta shohim skulpturën të ndërtuar prej materialeve të forta (mermer, metal, dru, etj.) dhe modën si një mbulesë aksesore te individit, urban sculptures eksperimenton me forma, materiale dhe krijime jo tradicionale te te dyja disiplinave, duke krijuar një hapësire pezull mes te dyjave, sepse e përditshmja nuk ka pse te jetë e mërzitshme dhe sepse skulptura nuk ka pse te mos jete e lëvizshme.

Kjo përmbledhje e punës së atelierit dhe e diplomave të studentëve u bë nën kujdesin e platformës së artit bashkëkohor Harabel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA