Në të gjithë vendin ka kapluar heshtja/ Miliona njerëz të larguar dhe shkatërrime, si duket Ukraina sot pas shumë muajsh luftë (Foto)

18/07/2022 16:51

Situata në Ukrainë vijon të mbetet problematike, pasi sulmet vijojnë në disa zona.

Tashmë shumë ndërtesa janë kthyer në gërmadha dhe e vetmja pamje që të krijojnë është e një vendi të shkretë.

Nisja e sulmeve mëngjesin e 24 shkurtit solli largime masive, ku miliona njerëz u detyruat të braktisin shtëpitë e tyre me shpresën se do të rikthehen.

Ata lanë pas mundin e një jete, vetëm për të shpëtuar nga bombardimet intensive ruse.

Bilanci i viktimave mbetet i lartë duke përfshirë këtu edhe fëmijë të pafajshëm ukrainas.

Vendet fqinje nuk kanë nguruar të strehojnë refugjatët të larguar nga vendi i tyre në një kohë shumë të shkurtër.

Deri më tani dëmet mbeten katastrofike dhe do të duhet një punë e gjatë për të rindërtuar vendin e shkatërruar.

Ushtria ruse është tërhequr nga një pjesë e konsiderueshme territori ukrainas, duke u përqëndruar vetëm në disa zona.

FOTO GALERI
11/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA