Jo vetëm shpenzime, City arkëton shumën rekord në fund të merkatos/ Në listë edhe portieri shqiptar

18/07/2022 19:50

Manchester City është një nga klubet që në vitet e fundit ka shpenzuar shuma marramendëse në merkato duke tentuar gjithnjë të afrojë yjet më të zëshëm të momentit.

Edhe në këtë merkato aktuale, nuk kanë munguar goditjet e bujshme të The Citizens që deri më tani kanë konfirmur nënshkrimet me Erling Haaland dhe Kalvin Philliphs.

Të dy këta futbollistë i kanë kushtuar angkezëve një pasuri duke qenë se sulmuesi u ble për shifrën e 63 milionë dollarëve, ndërsa mesfushori për shumën e 52 milionë dollarëve.

Megjithatë, në këtë merkato, City mendon edhe të fitoj teksa ka përfituar 55 milionë dollar nga shitja e Gabriel Jesus te Arsenal dhe 57 milionë dollarë nga largimi i Raheem Sterling te Chelsea.

Gjithsesi, në listën e The Citizens janë edhe një sërë lojtarësh (Nahuel Bustos, Yangel Herrera, Samuel Edozie, Issa Kabore CJ Egan-Riley, Ko Itakura, Darko Gyabi Pedro Porro Romeo Lavia, Gavin Bazunu) që pritet të largohen deri në fundin e verës teksa janë në huazim në klube të ndryshme përreth Europës.

SuperSport shkruan se pjesë e kësaj liste është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muric. Gardiani në sezonin e fundit ishte pjesë e elitës turke ku u aktivizua me Adana Demirspor dhe turqit mund ta transferojnë përfundimisht për shifrën e pesë milionë paundëve, teksa Muric paraqitjen e fundit me Cityn e ka regjistruar tre vite e gjysmë më parë.

Kështu, nëse City ja del t’i largojë të gjithë këta lojtarë deri në fundin e merkatos, që është përcaktuar më datë 1 shtator, atëherë drejtuesit e The Citizens mund të qëndrojnë të qetë dhe t’i gëzohen një bilnaci pozitiv në mbyllje të dritares së transferimeve pas shumë sezoneve ku ndodhte e kundërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA