E kërkon Gjermania, arrestohet në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani

16/07/2022 11:14
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkelje të ligjit mbi narkotikët, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

Shtetasi me iniciale A. K., lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani është kapur me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA