Bujqësi organike/ Fermerët përdorim metodën e plehrimit organik për të shtuar prodhimin

16/07/2022 15:27

“Prodhimi është bio, si qepa, domatja e çdo gjë tjetër”.

Për të arritur prodhimin cilësor të perimeve, si fillim fermeri hoqi dorë nga përdorimi i pesticideve.  Rritja e çmimit të plehrave kimike, ndikoi në shtrenjtimin e prodhimeve bujqësore. Për të ulur kostot e prodhimit dhe për të nxjerr në treg perime cilësore, Kujtim Plangaj, fermeri nga fshati  Boks Postribe i Shkodrës vendosi të ndryshoi mënyrën e vaditjes në fushë.  

“Kjo është pleh organik bio, pleh i lopës dhe deles. Me këtë urinojmë domaten, perimet patëllxhane e të gjitha”.

Sipas 53-vjeçarit, uji dhe plehu organik për prodhimet bujqësore në stinën e verës luajnë rolin e sërumit për bimën.

“Po vadis domaten më një rrjedhje të lirë. Gjithmonë që në kohën e komunizmit e kemi përdor këtë lloj vaditje. Kjo është specifike, super, domaten e nxjerr cilësore. Shqip ia vlen”.

Përse nuk përdor vaditjen me pikëzim ose impiant?

“Kjo i largon stresin bimës, e forcon. Dhe në kohën e komunizmit kur kemi bërë eksport ne këtë lloj vaditje kemi përdor”.

Toka e kujtimit kurrë nuk është e boshatisur. Sa mbaron sezoni i një kulture bujqësore, pas plehrimit ai mbjell një tjetër kulturë bujqësore. Në një sipërfaqe tokë prej 6 dynymësh ai mbjell domate, lulelakër, brokol, speca dhe qepë. Për të tregu nuk markata e fruta perimeve të qytetit, por Facebook.

“Unë mundohem që me anë të rrjetëve sociale të shes prodhimin. Lakrën për shembull vitin e kaluar e çova në Mal të Zi, mbi 20 ton lakër. Po ashtu këtë vit filluam me qepen,, kush ka interes i bie telefonit.”

Vadtija me ujë të bollshëm, dhe ushqimi i tokës me pleh organik, Kujtimit i solli prodhimin e shumëdëshiruar.

“Afërsisht prodhoj 20-25 ton qepë”.

Ky prodhim sipas Kujtimit duhet të vlerësohet nga tregtarët duke i dhënë një çmim të mirë. E nëse i gjithë prodhimit shitet me çmimin që Kujtimi dëshiron, ai premton që do të shtoj sipërfaqen e të mbjellave.

“Nëse e shes qepen me 50 lekë atëherë do të mbjell 1 ha”.

Top Channel