Një 51-vjeçar i identifikuar si Ndue Mliqi është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik në Vorë të Tiranës.

Autori, banues në Kurbin, po lëviztë në afërsi të Urës së Gjolës me lëndët eksplozive në çantën e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Explode” u sekuestruan të gjitha materialet e gjetura.

Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA