Dardan Krivaça i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares Marigona Osmani është sjellë me pranga e jelek antiplumb në seancën fillestare të gjykimit të tij.
Pranë tij ka numër të shtuar të policëve për shkaqe sigurie. I akuzuar në këtë rast është edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaçës.
Gjatë leximit të aktakuzës i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça ka qarë.
Derisa me ndihmën e avokatit ka thënë që nuk do të deklarohet për fajësinë. Mirëpo, para ndërhyrjes së avokatit, Krivaça thotë se nuk e di nëse është i pafajshëm.
Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm në akuzat për vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe ndihmë në dhunim.
Të dy bashkë akuzohen se verën e kaluar në banesën e Dardan Krivaçës rrahën dhe e dhunuan deri në vdekje Marigona Osmanin, të cilën pastaj e lanë në spitalin rajonal të Ferizajt dhe u larguan.
Top Channel