Në shenjë proteste, kundër hartës së re gjyqësore që redukton numrin e gjykatave në vend, avokatët janë mbledhur sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Protesta është thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

“Jo hartës gjyqësore të axhendës Soros të shpopullimit të Shqipërisë”, “Avokatë duhet të protestojmë te kryeministria, Rama është kreu real i KLGJ dhe cdo gjykate”, “Drejtesi e vonuar, drejtesi e mohuar”, janë disa nga parrullat në tubimin e avokatëve para KLGJ.


Duke folur për mediat, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia tha se do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, si hapi i fundit për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

“Kemi paraqitur argumente që drejtësia të jetë e realizueshme dhe qytetarët të kenë akses në sistemin e drejtësisë. Kemi propozuar variante që janë të realizueshme. Do ta dërgojmë në Kushtetuese, ai është hapi i fundit, jemi juristë.

Kemi një kuadër ligjor që përbëhet nga ligji për avokatët dhe ju siguroj që çdo hap i hedhur është konform legjislacionit. Po presim një reagim të fundit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pastaj rruga tjetër është teknike që ne e zotërojmë në plotësi. Do mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për t’u shprehur përfundimisht për ecurinë e këtij qëndrimi që ka mbajtur Dhoma e Avokatisë. ”- u shpreh Haxhia.

 

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA