Ndonëse avokatët u mblodhën sot në një tubim para KLGJ në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore, për ministrin e Drejtësisë ajo është mekanizmi i duhur e do i japë zgjidhje shumë problematikave.
Në fjalën e tij në seancë plenare, Manja u shpreh se jo të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, por ky është mekanizimi që do I japë shumë problem në sistem.
“Jo të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, por është mekanizmi I duhur e do I japë zgjidhje shumë problematikave. Edhe KLGj duhet të nisë punën me procesin etikoprofesional të gjyqtarëve, duket se I është lënë vettingut por është detyre e tyre.
Për KLGJ mbetet detyrë parësore, finalizmi i sistemit të integruar të menaxhimit të cështjeve në gjykata. Në mbyllje, Ministria e Drejtësisë, me reformën e re ka në fushën e përgjegjësisë vetëm politikat dhe ka një monitorim në drejtim të mbështetjes së organeve në buxhet dhe logjistikë. Kemi një bashkëpunim korrekt dhe ligjor me të gjithë drejtuesit e organeve të sistemit të drejtësisë. Shqipëria për shkak edhe të tërmetit, pandemisë apo luftës e kemi bërë të qartë se mbështetja e qeverisë për reformën në drejtësi, nuk do të cënohet në asnjë rast.
Harta e re gjyqësore do të ketë një vlerësim të nevojave jo vetëm në logjistikë, infrastrukturë e burime njerëzore. Inkurajoj me të njëjtin ritëm të vijojmë edhe për 2022 për realizimin e objektivave në luftën kundër kriminalitetit.”- u shpreh Manja.
Top Channel