Vëllezërit shqiptarë kanë lënë pa fjalë jurinë dhe publikun e America’s Got Talent me një performancën mahnitëse.

Akrobatët Arnold dhe Artan Balla realizuan me sukses performancën e vështirë në skenën e America’s Got Talent, duke treguar sërish se Shqipëria ka talente të mëdha, edhe pse është një vend i vogël.

E gjithë performanca e tyre u shoqërua nga emocione dhe frikë, duke ndjekur çdo sekondë se çfarë do të ofronin.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë.

Djemtë siguruan tre “PO” për në raundin tjetër të spektaklit, shoqëruar me duartrokitje dhe ngritjen e gjithë publikut në këmbë.

Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe ose kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi  25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

“America’s Got Talent”  njihet si një prej konkurseve më të shikuara të talenteve në mbarë botën.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel