Në pediatrinë e Vlorës kryhen rreth 60 vizita në ditë nga të cilat 5-6 fëmijë rezultojnë pozitiv me Covid 19. 

Shefja e Pediatrisë së  spitalit rajonal, Rina Llanaj shprehet se ajo që bën diferencën nga virozat e stinës është pikërisht temperatura e lartë.

Virusi po prek të vegjlit e sapolindur nga 1 muaj deri në 1 vjeç.

Sipas mjekëve disa prindër nuk lejojnë kryerjen e tamponit ndaj numri i të infektuarve mund të jetë më i madh.

Sipas shefes së Pediatrisë së Vlorës të vegjlit e prekur janë  banorë të qytetit por dhe fëmijë të emigrantëve që vijnë me pushime në qytetin bregdetar.

Top Channel