Në dëgjesën për hartën e re gjyqësore, deputeti i PD, Gazment Bardhi, theksoi se nëse kjo është harta përfundimtare e gjyqësorit, atëherë në tryezë janë mbledhur për të bërë publike dëmet që I shkaktohen qytetarëve.
Bardhi: Nuk na kompleksoni kur drejtoni ligji, ligji.. Opozita nuk e ka votuar atë ligj. Ligji ka problematike që I kemi parashikuar fillimisht.
Është e vërtetë që ligji vendos kriteret, por ligji nuk mund të lexohet I shkëputur. Degët e gjykatave duhet të ishin marrë në konsideratë nga KLGJ. Kam një pyetje thelbësore: Për KLGJ vendimi për hartën gjyqësore, është përfundimtar, apo është I hapur për të dëgjuar grupet e interesit dhe deputetët. Jemi këtu si përfaqësues të qytetarëvve, KSHH është kundër, avokati I popullit është kundër, nuk jemi këtu për të mbuluar gropat e dështimeve. Nëse më thotë se e kemi mbyllur këtë cështje, për cfarë të diskutojmë ne këtu.
Llagami: E thotë ligji, që do të thotë ne kemi bërë grup pune të përbashkët. Kemi patur një periudhë me ministrinë e drejtësisë, ku pasi rakorduam lancuam produktin në ëeb site, dhe aktorëve që ne mendonim se kanë interes për hartën. Më pas nisëm tryezat e rrumbullakta. Në këto tryeza ishin të gjithë aktorët, avokatët, prokuroria, qytetarë, shoqëria civile. Duke parë sensitivitetin që pati produkti zhvilluam edhe dy takime ekstra. Pasi morëm të gjithë këto komente, si në cdo iniciativë ligjore, u ulëm dhe vlerësuam të gjithë komentet e dhëna. Pasi përfundoi edhe analiza financiare, pasi dakordësuam me ministrinë e drejtësisë, iu propozua mbledhjes plenare, dhe ky është qëndrimi përfundimi I KLGJ. E konsiderojmë të mbyllur
Bardhi: Mora përgjigjen që prisja, ky diskutim është thjesht për të sqaruar qytetarët mbi dëmet që do i shkakohet nga harta e re gjyqësore. Jemi koshient që kjo periudhë është periudha më e keqe që po kalon sistemi I drejtësisë. Sistemi gjyqësor është I destabilizuar. Do të thotë të thellosh destabilizimin. Analiza e cështjeve në shqyrtim janë pjesë e mungesave që sot ka sistemi. Si mund të projektosh organizimin e sistemit të drejtësisë, për 10 vitet e ardhshme bazuar në këtë sistem të c’organizuar. Pjesa dërrmuese e kanë mendjen do e kalojnë apo jo vettingun.
Top Channel