Makina përplaset me barrierën dhe përfundon poshtë rrugës, në gjendje të rëndë dy të rinjtë (Pamje)

13/07/2022 15:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugës.

Burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë nga Tropoja, rreth moshës 30 vjeç dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata kanë marrë ndihmën e parë në Rrëshen, ndërsa tashmë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel