Babë e bir përkatësisht 53 dhe 19 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kultivonin lëndë narkotike në fshatin Plaç të Tropojës.

Operacioni i koduar “Palçi” u finalizua me kapjen e shtetasve me inciale N. N. dhe A. N., (babë e bir) të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin lëndët narkotike në territorin e fshatit.

Në gjendje të lirë janë proceduar edhe kryetar i fshatit S. P. 33 vjeç së bashku me  inspektorin e pyjeve dhe mjedisit, Gj. P. 65 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel