Dy të vdekur dhe dy të shpëtuar, është bilanci i rrëzimit të një helikopteri të marrë me qira prej forcave zjarrfikëse greke.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në brigjet e ishullit Samos më Egjeun Lindor.
Sipas rojes bregdetare greke, helikopteri Mi-8 pronë e një kompanie ukrainase, ishte marrë me qira prej qeverisë greke dhe po punonte për fikjen e një zjarri masiv në ishullin e Samos.
Në rrethana që ende nuk dihen, helikopteri humbi lartësi në momentin që po mbushte kovën me ujë dhe përfundoi në det.
Piloti rumun i helikopterit u deklaroi rojeve bregdetare greke se nuk është në gjendje të thotë se se ç’ka ndodhur pasi çdo gjë ndodhi në pak sekonda dhe helikopteri u rrëzua në det. 4 anëtarët e ekuipazhit dolën të gjallë jashtë mjetit fluturues, por në minutat në vazhdim dy prej tyre humbën jetën.
Në helikopter ndodheshin veç pilotit rumun, dy ndihmës pilotë moldavë dhe një përkthyes grek. Në momentin e aksidentit në zonë kishte erë me forcë 60 km/h ndërsa në det kishte dallgë 6 ballë.
Top Channel