“Harta e re s’merr në konsideratë stokun”/ Bojkoti? Paralajmëron Manja: Do i drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë

13/07/2022 16:41

Në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore.

Ndërsa sqaroi procedurën e ndjekur, Manja tha se harta e re gjyqësore do i kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti i ministrisë së financave për kostot e saj. Sa i përket stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje i referohen drejtësisë alternative.

“ Erdhëm në respekt të kuvendit dhe qytetarëve. Kam ardhur me mendimin se do më kërkoni llogari se nuk zbatojmë ligjin. Harta ka qenë detyrim, meqë KLGJ u krijua me vonesë , nisi puna për hartën në 2019 Ministrit i ka shkuar në shtator 2020. Ligji i 2016 nuk ka një mekanizëm zhbllokues. Harta është atribut i KLGJ, ligji e thotë qartë, harta si produkt teknik i KLGJ që ka proces të gjatë si hartohet është aty për buxhetimin dhe logjistikën që duhet të ketë kjo hartë. Për ti dhënë përgjigje Felajt avokatët përfaqësojnë klientët jo qytetarët.

Harta nuk është rrufe në qiell të pastër. Avokatëve iu janë marrë edhe sugjerime. Janë kryer dy konsultime publike me avokatët në 2016. Harta sot është çështje e zbatimit të ligjit. Për sa kohë është në fuqi ligji, ministri ka detyrimin të mbështesë hartën e re të sistemit gjyqësor.

Më ka ardhur produkti i hartës në dhjetor 2021, i rishikuar pasi kam bërë disa sugjerime në lidhje me hartën. Nëse marrim prurjet e reja gjykatës i janë drejtuar 17 200 qytetarë. Në godinat ekzistuese do të ofrohen shërbime për qytetarët të tipit one stop shop, dhe kam gjetur dakordësi për këtë. Në dhjetor 2021 sipas ligjit është lancuar si bashkautorësi e KLGj dhe ministrit të drejtësisë. Avokatët janë dëgjuar, kanë patur sugjerime, por kjo nuk do të thotë që të gjitha sugjerimet të merren në konsideruar. Jemi të kufizuar nga ligji.

KLP ka sjellë vlerësim pozitiv për hartë, prokurori i përgjithshëm po ashtu, ministria e financave po koston hartën e re gjyqësore, që do të shtrijë efektet pas hyrjes në fuqi. Sigurisht që ka kosto. Si qeveri po shohim nëse i kemi mundësitë buxhetore.

Sapo të vijë raporti nga financat do e kalojmë për miratim në këshillin e ministrave.

Harta nuk merr në konsideratë stokun, nuk është problem që lindi sot, e as vettingut. Harta ka bërë riorganizimin gjyqësor për 408 gjyqtarë që ka sot sipas dekretit të presidentit. Pra ne po shpërndajmë 408 gjyqtarë. Stoku po, është problem edhe në vende të BE ka problem me stokun, por i kanë paraprirë se kanë gjetur mënyra në drejtim të drejtësisë alternative, një ndër to ka qenë ndërmjetësimi.” u shpreh Manja, ndërsa komentoi edhe bojkotin e avokatëve.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi i sistemit të drejtësisë ka rol kyç. Nuk funksionon procesi pa avokatin. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA