Kreu i KLGJ-së, Naureda Llagami listoi arsyet se përse duhet të jetë funksionale harta e re gjyqësore gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve.
Ajo u shpreh se harta përfshin shpërndarjen e drejtë të burimeve njerëzore që do të jenë në shërbim, pasi një gjykatës në Gjirokastër ka 180 çështje, kurse në Tiranë ka 2 mijë.
Kryetarja e KLGJ-së theksoi se ngarkesa e gjyqtarëve duhet të jetë e njëjtë në të gjithë vendin.
Llagami përmendi edhe situatën e krijuar nga Vettingu, duke ulur numrin e gjyqtarëve në vend.
Deputeti Pandeli Majko: Mora shembull Korçën se nuk ka ndryshuar shumë pas viteve ’90, se rruga me qytete të tjera është afruar. Do t’ju lutesha në mënyrë të hapur se kush ishin parimet që KLGJ mori këtë vendim.
Llagami: Dokumenti i hartës është teknik, më vjen keq që aludohem për gjëra. KLGJ nuk e ka luksin që të dalë e të flasë si politikan. Por mes aduket nuk lexohen deklaratat. Çdo hallkë që është marrë është marrë nga grupi i punës, është ligji ai që na detyron, ka qenë nevoja për ndryshimin e një harte gjyqësore. Si ka qenë dikur, ka qenë ministria dhe presidenti, ekskluziviteti ishte i ministrisë. Tashmë është i KLGJ I cili kërkon bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë lidhur me të gjithë funksionalitetet, ka lidhje me buxhetin dhe pjesën infrastrukturore. Pa u miratuar struktura krijuam grupin e punës sepse kemi qenë shumë të vetëdijshëm tek domosdoshmëria e zbatimit të ligjit. Morëm ekspertizën e Këshillit të Evropës morën ekspertizën e USAID, morën atë të OSBE, delegacionit evropian, puna u mbyll brenda afatit pavarësisht pandemisë apo problemeve.
Ne kemi vënë në dijeni edhe këshillin e ministrave, nuk ka qenë një produkt i Edi Ramës apo i firmosur nga Llagami. Ligji ka vënë disa kritere ku thuhet madhësia e një gjykate dhe thuhet që duhet të jetë me 7 gjyqtarë. Që të kemi një gjykatë Apeli duhet të kemi 10 gjyqtarë. Është ligji ai që e përcakton. Janë marrë të dhëna dhe janë bërë përpjesëtimi i tyre dhe janë dakortësuar. Ne jemi konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë. Për gjykatat e shkallës së parë mesatarja e ngarkesës ishte 429 çështje. Nuk ka ekspertë të hartës gjyqësore në Shqipëri. Ngarkesa e gjyqtarëve duhet të jetë e njëjtë. Një gjykatë gjykon më mirë kur ka kushtet për të gjykuar. Qytetarit nuk i intereson se ku është gjykata. Të gjithë këto komponentë, vendimmarrjet janë gërshetuar duke thënë se kush gjykatë e justifikon, madhësia apo ngarkesa. Lidhur me gjykatën e Apelit që është një nga çështjet i kemi pasur problem.
Thjesht për t’ju informuar nuk do të jetë drastik, plani është me faza për ta lejuar qytetarin që të edukohet. Nuk është aksesi i njëjtë si në shkallën e parë. Nuk ishte vetëm pjesa e krijimit të një apeli të madh. Me 10 gjyqtarë nuk lejohet të ketë seksione. Edhe ngritja në detyrë e një gjyqtari duhet të jetë me fushë të caktuar. Vjen dhe ulet numri i gjyqtarëve. Për shkak të Vettingut dhe prioriteti që kishte Vettingu. Që niste nga gjykatat më të karta në ato më të ulëta dhe kjo solli zbrazjen e Apeleve.
Këshilli u përball me një situatë që vetëm delegon gjyqtarë. Delegohen gjyqtarët e Tiranës për të bërë çështjet e 2020 në Korçë. Ky propozim është bërë për të minimizuar. Duhet të marrim masa për të bërë sa më shpejt. Problematikë është a bëhet gjyqi në Gjykatë të Tiranës kur ka 1 mijë çështje. Pasi u bë propozimi bazuar në kërkesën e gjykatave dhe bllokimin.
Sot kemi një gjyqtar apeli në Gjirokastër me 180 çështje dhe një në Tiranë që ka 2 mijë çështje. Përqendrimi na lejon që të gjithë gjyqtarët e Apelit të gjykojnë me të njëjtin numër dhe rritet numri i çështjeve. Shpërndarje e drejtë e burimeve njerëzore që do të jetë në shërbim. Për të dhënë sqarim për gjykatën e Sarandës nuk ka qenë një reflektim politik, por në statistika. Po të shohim statistika ka qenë në rritje numri mosmarrëveshjeve.
Top Channel