Pezullimi i hartës së re gjyqësore deri në hartimin e hartës së re territorial, është propozimi i avokatëve, me qëllim gjetjen e zgjidhjes për t’i dhënë fund bojkotit.
Propozimi u bë nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, i cili, ndër të tjera kërkoi që politika të qëndrojë larg kësaj cështjeje.
“Për të mos lënë vend për interpretime e akuzave, ne kemi qënë e do jemi për reformën në drejtësi, harta e re nuk është kundër reformës, nuk I përkasim asnjë partie politike, por grupimit tonë.
Harta gjyqësore nuk është reform në drejtësi, është krijimi I një infrastructure mbi studime për ti ardhur në ndihmë eficensës së drejtësisë, që të kemi një drejtësi kualitative. E kemi bërë të qartë se përfaqësojmë publikun, janë nga ato raste kur interesat e dhomës përputhen me interesat e qytetarëve. Kemi hallin hallin drejtësia të jetë eficente me këtë hartë nuk është. Nuk e kemi hallin si do paguhemi.
Ne pretendojmë që shërbimi të shkojë te qytetari, po kjo hartë e largon qytetarin nga shërbimi, pa I hyrë problemeve sociale, vetëgjyqësia, hakmarrja, dhuna në familje etj. Të gjitha këto I argumentuam dhe dhamë edhe zgjidhjet tona. Ne jemi për të zgjidhur probleme. Kjo hartë ishte për shkak se mungonin gjyqtarët, megjithatë i afruam KLGJ edhe zgjidhje. Nëse nuk doni t’I bëni avokatët me status të përkohshëm gjyqtarë, bëjini këshilltar.
Ne kërkuam, në radhë të parë për eficensën në drejtësi dhe bëmë propozimet tona, mos kalojmë nga 6 në 1 Apel. Shteti s’ka godina.
Thamë edhe Apeli i Tiranës të ndahet në civil e penal dhe një prej tyre le të shkojë në Durrës. Propozuam që gjykatat e shkallës së parë të kthehen në seksione administrative, kërkuam që Saranda, e pranuam dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, të ketë gjykatë të shkallës së parë. Po ashtu kërkuam edhe për Lushnjen, s’ka asnjë lidhje gjykatë administrative në Lushnje, nuk u mor asnjë, edhe pse dhamë kontributin tonë, me përgjegjësi bëmë kundërshtimet tona. Propozuam të bëhen me faza, jo menjëherë.
Ne nuk besojmë se e keni seriozisht, edhe kete degjese. Ju po bëni hartën territoriale dhe nuk e keni seriozisht se po ta keni seriozisht do e pezullonit hartën gjyqësore, kërkesa jonë është pezulloni hartën gjyqësore deri sa të bëni hartën territoriale, mos fillojmë prap themelet. Kjo është kërkesa jonë, ju siguroj se këtë lëvizje nuk e kemi bërë për xhepin tonë.”- u shpreh Haxhia.
Top Channel