Një makinë tip “Wolkswagen” me targa AA 156 HN duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë ka marrë flakë, si pasojë e një defekti në motor.

Për fat të mirë drejtuesi ka dalë nga makina, pasi ka parë që po dilte tym nga pjesa e parme e saj.

Pas njoftimit rreth orës 4 të mëngjesit forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e quajtur “Kripa” aty ku makina ishte përfshirë totalisht nga flakët.

Pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët makina u dogj e tëra.

Njoftimi policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel