“Avash avash…!”/ Operacion policor në Fier, momenti i arrestimit të tre personave (Emrat dhe Pamjet)

13/07/2022 11:30

Tre persona janë arrestuar në lagjen “8 Shkurti” për vjedhje me dhunë në disa dyqane të Fierit,

Korrespodenti i Top Channel ka siguruar momentin e arrestimit të tyre në një prej pallateve të Fierit.

Në një moment njëri prej të arrestuarve i ka thënë policit që të mos vraponte, ndërsa po futej në makinën e policisë.

Tre të ndaluarit janë Arteus  Muhaj,  Griseld  Mandreja dhe Mikel   Malaj.

Burime zyrtare të policisë Fier pohuan se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kishin marr me qira një banesë në lagjen “8 shkurti” në Fier ku strehonin mallin e vjedhur.

Burime kofidenciale nga policia Fier pohuan se ne banesën e marrë me qira një pronari dyqani ata kishin strehuar mallin e vjedhur në dyqane si rroba firmato dhe aparate telefoni  celulare të markave të kushtueshme.

Tre të  ndaluarit akuzohen për veprat penale të vjedhjes me dhunë me anë të thyerjes së pesë dyqaneve.

Top Channel