Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryediplomatin e OSBE-së, Del Monaco, ku kanë diskutuar angazhimin për zgjedhjet e lira, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në një status në Twitter, Kim shkruan se inkurajon Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt të jetë e mundur, ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta.

U takova me ambasadorin e OSBE-së. Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë@OSCEinAlbania. Përpjekjet e tij për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan Kim në Twitter.

 

Edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar mes diplomatëve, e cila shkruan se është rënë dakort që të forcohet puna e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar

Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. E falënderuam atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me OSBE në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, thuhet në postimin e Prezencës së OSBE në Tiranë në Twitter.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA