U ndalua për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, por rezultoi në kërkim, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë

12/07/2022 13:26

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u ndalua në rrugën “Kastriotët” të Tiranës për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeti, por rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar.

I riu me iniciale A. F., po kërkohej në rang ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për parave nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Top Channel