Një 38 vjeçar i cili qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në automjet është vënë në pranga nga policia në Bypass-in e Fierit.

Operacioni i koduar “Bypass” bëri të mundur arrestimin e personit me iniciale F. Sh., banues në Lazarat të Gjirokastrës i njohur edhe më parë për drejtësinë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte dhe kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel