Foto ilustruese

Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka plagosur rëndë me dashje një person në Dibër.

Autori me iniciale D. K., banues në fshatin Zagrad të Dibrës ka goditur me sende të forta për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa materialet kaluan në Prokurori.

Njoftimi policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Top Channel