Partizani përgatitet për raundin e dytë/ Bitri: Do luajmë për fitore, përballja me Saburtalos të enjten në orën 20:00

12/07/2022 12:14

Partizani është e vetmja skuadër shqiptare nga tre që kanë luajtur deri më tani në kupat e europës që ka arritur të fitojë ndeshjen e parë dhe këtë gjë e ka bërë në transfertë pikërisht në Gjerogji ndaj Saburtalos me rezultatin 1-0 falë golit të Tedi Carës.

Të kuqt do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës gjeorgjiane ditën e enjte dhe nisur nga fakti që goli në fushën kundërshtare nuk ka më vlerën që kish më parë, mbrojtësi i Partizanti Enea Bitri tregon se takimi i kthimit do të jetë njësoj si i pari për ta.

Ndeshja mes Partizanit dhe Saburtalos do të luhet ditën e enjte në orën 20:00 në kryeqytet në stadiumin Air Albania dhe partizanit do t’i mjaftojë edhe një barazim për t’u kualfiikuar për më tej në raundin e dytë të Conference League.

Top Channel