Foto ilustruese

Një 70-vjeçar është përplasur për vdekje këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale F.Gj. është goditur nga automjeti që drejtonte shtetasi me iniciale A.R.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në spital. Shkaqet e aksidentit që rezultoi fatal për 70-vjeçarin, ndërkohë që pritet që ekspertiza të zbardhë ngjarjen.

Top Channel