Avokatët  kanë lajmëruar se do të ketë protestë më 14 korrik ora 11:00 para godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ata vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore duke kundërshtuar hartën e re që përfshin shkrirjen e 18 gjykatave në vend.

Rreth 2 mijë avokatë, prej disa javësh tashmë, kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për të cilën në fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.

Kreu i KLP-së teksa i dha dritën jeshile hartës së re gjyqësore dhe u bëri apel palëve që të ulen e të diskutojnë.

Por nga njëra anë avokatët vazhdojnë bojkotin ndonëse të përçarë, kurse qeveria e gjyqësorit nuk lëshon pe dhe ngul këmbë se të gjitha apelet duhet të mblidhen në një të vetme në Tiranë.

Sipas hartës së re gjyqësore aktive do të mbeten vetëm gjykatat e shkallës së parë në çdo qendër qarku dhe çdo shkallë tjetër e gjyqësorit do të zhvendoset në Tiranë ndërsa planifikohet një gjykatë e dytë administrative në Lushnjë në funksion të jugut të vendit.

Top Channel