Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në lagjen “Kastriot” të  Fierit.

Shoferi duke drejtuar makinën  tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët  E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç.

Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel