Numri i  personave të prekur nga covid dhe që kanë nevojë për t’u trajtuar në spital  po rritet. Aktualisht janë të shtruar 30 pacientë por çdo ditë shtohen pacientë të rinj.

Në spitalin Covid 3 i cili është improvizuar  mund të shtrohen gjithsej 6-0 pacientë pasi ish godina e infektivit është në rikonstruksion.

Sipas mjekëve për sa kohë po rritet numri i pacientëve që dalin pozitivë  pritet të rritet edhe  numri I  atyre që kanë nevojë të shtrohen dhe vihet re se janë ata që nuk janë vaksinuar ose  që nuk kanë kryer vaksinim të plotë.

Mjekja Muço shpjegon se në këtë valë të shtatë  duket sikur ka ndryshuar edhe klinika e sëmundjes, pasi pacientët shfaqen në gjendje të rëndë edhe tre ditë pasi  janë prekur.

“Vijnë  me  probleme gastrointensinale, dhimbje stomaku  probleme  kardiake dhe rezultojnë pozitivë”, tha mjekja  Ermira Muço.

Në këtë periudhë pacientët qëndrojnë mesatarisht 7-10 ditë të hospitalizuar, por ka nga ata të cilët edhe pse nuk kanë  më shenja klinike  vazhdojnë të rezultojnë me tampon pozitiv .Kjo rrit edhe më shumë infektueshmerinë në popullatë.

Top Channel