Bombola e gazit rrezikon banesën në Vlorë/ Momenti i ndërhyrjes së zjarrfikësve, familjarët të traumatizuar

12/07/2022 12:13

Një bombol gazi ka rrezikuar një banesë në lagjen Uji i Ftohtë të Vlorës.

Kanë qenë zjarrfikësit e Vlorës që kanë ndërhyrë në kohë  për largimin e bombolës si dhe shuarjen e flakëve.

Familjarët janë parë të traumatizuar nga bombola e cila mori flakë.

Nuk dihet ende shkaku i marrjes flakë të bombolës.

“S’e di si mori flakë, e kishim brenda në shtëpi, mirë që e hoqi djali se do ishim djegur“, tha njëra prej anëtarëve të familjes.

Top Channel