Vritet nga makina e mbetjeve/ Aksidenti në punë në Manzë, 64-vjeçari po riparonte defektin në kamion

11/07/2022 19:32

Një incident në punë i ka marrë jetën një punonjësi pastrami 64 vjeç në Manëz.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës pranë kampit Mek, ku 64-vjeçari Shaban Ceni, i punësuar në një kompani private kishte shkuar në zonë për të pastruar koshat e mbeturinave. Pajisja automatike e montuar në kamion që grin mbeturinat kishte pësuar avari dhe 64-vjeçari në tentativë për ta rregulluar u dëmtua nga makineria në dorë. Pavarësisht transportimit të menjëhershëm në spital, pas disa orësh ai ndërroi jetë.

Policia e Durrësit ka referuar materialet në prokurori si ngjarje aksidentale. Kjo e fundit do të thellojë hetimet për të hedhur më tepër dritë mbi incidentin që ndodhi Brenda kampit MEK.

Top Channel