Një banesë në Llaktund të Vlorë është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Dyshohet se një rrjedhje gazi nga bombola ka shkaktuar zjarrin në banesën e shtetasit me iniciale K.T. rreth orës 18:10.

Sikurse duket edhe në pamjet, banesa është shkrumbuar në pjesën e brenshme të saj.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, po flakët kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpi.

Top Channel