“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore. Mos klikoni linqe të dyshimta! Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, janë shpëtuar nga policia .
Policia e Tropojës, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në tërrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.
Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çek, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Mësohet se ata u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Pas shpëtimit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët, pasi u bllokuan teksa po eksploronin zonën e thepisur malore, ata telefonuan policinë, e cila bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Top Channel