Video/ Mbetën të bllokuar për disa orë në zonën mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë

10/07/2022 20:23

Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, janë shpëtuar nga policia .

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në tërrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çek, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Mësohet se ata u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Pas shpëtimit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët, pasi u bllokuan teksa po eksploronin zonën e thepisur malore, ata telefonuan policinë, e cila bëri të mundur shpëtimin e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel