Theu masën ‘arrest shtëpie’, mori armën dhe u nis drejt ish-gruas dhe partnerit të saj! Kapet në kohë 34-vjeçari në Sarandë

10/07/2022 15:07

Një 34-vjeçar theu këtë të diel masën e arrestit shtëpiak dhe u nis i armatosur drejt Sarandës, ku kishte kërcënuar me jetë ish-gruan dhe partnerin e saj.

Shtetasi me iniciale K. H. kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren me iniciale F. C. dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J.

Policia njofton se pas kallëzimit të marrë ka bërë ndalimin e 34-vjeçarit që po vuante dënimin për vjedhje dhe gjatë kontrollit i ka gjetur armën e zjarrit tip pistoletë dhe fishekë në fole, gati për qitje.

Në pranga ka rënë dhe partneti i 31-vjeçares, pasi iu gjet një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I. J.

Top Channel