Mbyten në pus nga gazi/ Rrëzohen dy punëtorët në Mallakastër, njëri humbi jetën

10/07/2022 19:32

Pastrimi i pusit i ka kushtuar jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj nga fshati Lofkend i Mallkastërës, ndërsa bashkëfshatari i tij Bledar Bregu mundi të shpëtojë.

Mendohet se zbritja në thellësi të caktuar të pusit ku ajri mungon, ka shkaktuar asfiksinë e dy bashkëfshatarë, të cilët dyshohen të kenë humbur ndjenjat e më pas kanë rënë në fund të pusit.

Motra e 33-vjecarit Bledar Bregu  e shokuar nga ngjarja thotë se kjo ishte një nga punët  që ata e bënin për të siguruar jetesën.

Viktima ishte ende në jetë kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje për ti nxjerrë nga pusi, por pasi u transportuan në spitalin rajonal të Fierit, 38 vjeçari Besnik Veliaj  nuk ja doli dot.

Në spital tashmë po merr trajtim mjekësor edhe zjarrfikësi që nxori viktimën dhe 33-vjeçarin tjetër nga pusi.

Top Channel