Luis Suarez është një nga emrat e mëdhenj që përflitet për të përforcuar sulmin e Monzas. Pas Icardit, Dybalas dhe Cavanit, edhe sulmuesi i sapolarguar nga Atletico e Madridit duket se ka përfunduar si objektiv i Adriano Gallianit.
Administratori i Deleguar i klubit italian, i sapongjitur në Serinë A, konfirmoi interesimin për sulmuesin e famshëm.
“Kontakti me Suarezin? Kam një kujtesë të shkurtër, nuk e konfirmoj dhe nuk e mohoj, ka shumë lojtarë që do të donin të vinin te Monza e Silvio Berlusconit. Do të vijnë një ose dy sulmues, dua ta mbyll gojën dhe nuk do të them asgjë tjetër”.
Monza ëndërron për gjëra të mëdha, por synimi nuk është pjesëmarrja në Champions League: “Berluskoni nuk më kërkoi Europën, të ecim me qetësi. Unë dhashë një objektiv, vendin e dhjetë, që do të jetë një rezultat i mrekullueshëm”.
Drejtuesit e Monzas janë aktivë jo vetëm në merkato: “Stadiumi? Do të bëjmë përafërsisht atë që u bë në Udine në “Dacia Arenan”, jo këtë vit, por vitin e ardhshëm”.
Top Channel