Libri është miku ynë më i mirë. Ndonëse shumë janë të përqendruar tek teknologjia, një pjesë e mirë e shoqërisë mbetet ende besnike ndaj librit. Ndaj zgjedhin që një pjesë të kohës ta kalojnë pranë bibliotekave në Tiranë.
“Ka 8 pika bibliotekash aktive në njësite të ndryshme administrative. Te gjitha njësitë thuajse kanë biblioteka. Duke qenë se bibliotekat kanë edhe funksionin si qendër komunitare, interesi është rritur për të frekuentuar. Shërbejnë jo vetëm për të marr dhe lexuar libra, por edhe për të krijuar grupe të ndryshme leximi, por edhe nga komuniteti që duan te bëjnë aktivitete për librin”, shprehet Lorena Prifti, Drejtoria e Rinisë.
Të rinjtë janë frekuentuesit më të rregullt të bibliotekave. Krahas leximit të një libri, ata zgjedhin këto ambiente edhe për të studiuar.
“Vijnë fëmijë që nga kopshti 4-6 vjeç, bëhen lexime nga shkrimtar te ndryshëm. Frekuentuesit me te mëdhenj janë te rinjtë dhe studentet. Por edhe moshat me te mëdha duan një ambient te qete për te lexuar. Çdo fond biblioteke është pasuruar nga librat me te vjetër, autor klasik por edhe librat me te rinj. Bibliotekat ne qendër kane frekuentim me te madh, akses me i thjeshtë për studentët. Mesatarisht mund te ketë mbi 20 mijë frekuentues ne vit”, shton ajo.
Pranë bibliotekave në Tiranë, ata që shkojnë për të lexuar libër jo domosdoshmërish duhet të jenë banor i asaj njësie ndërsa për të tërhequr librin duhet hapur një kartelë. Edhe gjatë muajve të verës bibliotekat janë të hapura për të apasionuarit pas librave.
Top Channel